Jolevski, Spasovski dhe Poposki: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Maqedonia

Jolevski, Spasovski dhe Poposki: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 17:19
Pamje nga konferenca

Republika e Maqedonisë nuk ka zgjedhje tjetër dhe se më fuqishëm do të vazhdojë me reformat në rrugën euroatlantike – anëtarësimin në NATO dhe BE dhe u tregua si partner i besueshëm në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Ky është qëndrimi i përbashkët i ministrave të punëve të brendshme, mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, respektivisht Oliver Spasovski, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki, në konferencën e sotme ”Ndikimi i sfidave globale të sigurisë mbi Evropën dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e trajtimit”.

Konferenca u organizua nga Sekretariati për çështje evropiane, si pjesë e projektit ”Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së”, financuar nga Mbretëria Norvegjeze.

Kontributi i Maqedonisë në misionet e paqes në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se vendi është një partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat