Hahn pas përfundimit të takimeve: BE-ja do t’u përcjellë deri në ditën e zgjedhjeve

Maqedonia

Hahn pas përfundimit të takimeve: BE-ja do t’u përcjellë deri në ditën e zgjedhjeve

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:53
Johanes Hahn

Pas takimeve me liderët e partive politike, nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos, kryeministrin Dimitriev, PSP-në dhe sektorin qytetarë, eurokomisioneri Hahn porositi se kjo vizitë është realizuar për të treguar se procesi është duke u përcjellur me vëmendje nga BE-ja, deri në ditën e zgjedhjeve.

Ai tha se zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për kthimin e vendit në rrugën euroatlantike, por sipas tij, të rëndësishme janë edhe preformat parësore të Raportit të PRIBE.

Hahn theksoi se është me rëndësi të madhe që zgjedhjet të përgatiten dhe të zbatohen mirë, që të mos ankohet dikush më pastaj, duke shtuar se edhe puna e PSP-së është mjaft me rëndësi dhe se duhet të mbështetet.

Komisioneri pohoi se Maqedonia dhe rajoni kanë fituar pikë pozitive në trajtimin e krizës së refugjatëve dhe se kjo duhet të shfrytëzohet në maksimum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat