Ibraimi: Pse harrohen komunat ku jetojnë turqit?

Maqedonia

Ibraimi: Pse harrohen komunat ku jetojnë turqit?

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 09:22
Enes Ibraim

Deputeti Enes Ibraim nga grupi i deputetëve të LSDM-së sot akuzoi se në Buxhetin e paraparë për vitin 2017 dy komunat ku turqit janë më të përqëndruar totalisht janë harruar.

Kjo Qeveri, sipas Ibraimit, ka dëshmuar se “ndërtesat dhe përmendoret janë më të rëndësishme nga jeta e mbi 100.000 turqve në Maqedoni”.

“Ne si parti politike nuk do të lejojmë sundim të tillë buxhetor. Pas 11 dhjetorit paratë e qytetarëve do të harxhohen në mënyrë transparente, në interes të nevojave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke përfshirë edhe bashkësinë turke në Republikën e Maqedonisë”, tha Ibraim i cili vjen nga Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat