Mihajlovski: Në listat për ndjekje janë gjetur vetëm maqedonasit

Maqedonia

Mihajlovski: Në listat për ndjekje janë gjetur vetëm maqedonasit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:05
Toni Mihajlovski

"Vendi i ynë është i sulmuar në të gjitha bazat, kjo gjë edhe sot e kësaj dite po ndodh. Sulmi përfundimtar është më i keqi, ai me luftë, por edhe vet e dini se lufta nuk bëhet vetëm me pushka e plumba për të vrarë njerëz, deklaroi aktori Toni Mihajlovski.

“Filip Petrovski publikoi mijëra faqe nga ndjekja e maqedonasve, shkatërrimit ku arma më e madhe është fjala. Ai i keqi, thënë për tjetrin me qëllim që të degradohet, shkatërrohet, t`i shkatërrohet familja dhe besoni ose jo, në ato lista gjithmonë kanë qenë vetëm maqedonasit. Ato që kanë dashur ta mbrojnë vendin, popullin gjuhën, religjionin, që ta mbrojnë Republikën e Maqedonisë. Mbrojtësit e këtij vendi prej gjithmonë janë në listat e zeza, ndërsa ato 50 vite e kanë shkatërruar Republikën e Maqedonisë.”, deklaroi ndërmjet tjerash Mihajlovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat