Arrestohet rojtari i cili u shiste drogë të burgosurve në ‘Idrizovë’

Maqedonia

Arrestohet rojtari i cili u shiste drogë të burgosurve në ‘Idrizovë’

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 12:08
Ilustrim

Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar nga gjykatësi hetues I.N. (37) nga Shkupi, sepse bleu heroinë, të cilën e kishte paketuar në 27 paketa polietileni me qëllim për të shitur për konsumatorët në burgun “Idrizovë”.

Shkupjani dyshohet për prodhim të paligjshëm dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Në kërkesë thuhet se i paraburgosuri tani nga një person i panjohur ka blerë heroinë i cili e ka ruajtur në shtëpinë e tij. Disa pjesë të drogës janë zbuluar gjatë një kontrolli kur ka hyrë në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat