LSDM: Duhet të gjenden përgjegjësit për gjendjen në sektorin e energjetikës

Maqedonia

LSDM: Duhet të gjenden përgjegjësit për gjendjen në sektorin e energjetikës

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 16:33
Mitko Andreevski

Gjatë 10 viteve të kaluara pushteti e ka rritur çmimin e energjisë elektrike për 100 për qind, me zvogëlimin e prodhimit vendor të energjisë elektrike për afro 35 për qind, e rriti eksportin e energjisë elektrike për 40 për qind dhe e ndërpreu tarifën e lirë.

Për këtë, siç theksoi Mitko Andreevski në konferencën e sotme për shtyp e LSDM-së në Manastir flasin faktet.

“Menaxhmenti i kompanive ka bërë modernizimin e kapaciteteve energjetike në vlerë prej 700 milionë eurove, por kur do t’i shihni rezultatet do të shihni se një përfitim i madh ka përfunduar në xhepat private. Gjatë ditëve të kaluar ishim dëshmitar të disa dorëheqjeve në kompanit energjetike. Këto janë shkaqet kryesore për të cilat u bërën dorëheqjet”, tha Andreevski dhe shtoi se një pjesë e tyre do të duhet të meren vesh se kush ishte porositësi dhe kush ishte ekzekutuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat