VMRO-DPMNE dhe BDI skenare për shtyrjen e zgjedhjeve

Maqedonia

VMRO-DPMNE dhe BDI skenare për shtyrjen e zgjedhjeve

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:05
Ahmeti Gruevski

Paralajmërimi se në seancën e nesërme në Kuvend do të shpërbëhet i njëjti është presion i ri, pa debat të votohet buxheti. Kjo qartë tregon se VMRO DPMNE dhe BDI kërkojnë arsyetim për t’i anuluar zgjedhjet, theksojnë nga Lidhja Demokratike.

“Partitë e pushtetit VMRO-DPMEN dhe BDI, në vend që të shpërbëjnë Kuvendin më 12 tetor, për të krijuar kushte optimale për zgjedhje më 11 dhjetor, ato duke përjashtuar marrëveshjen e arritur më 31 gusht, shpërbërjen e Kuvendit e kushtëzojnë me miratimin paraprak të buxhetit”, theksojnë nga kjo parti.

Kjo parti kërkon që në seancën e nesërme parlamentare, fillimisht të votohen ligjet për PSP-në, pastaj të votohen ndryshimet për Njësinë zgjedhore 6; buxheti të votohet pas një diskutimi, që rredhimisht të vijë edhe te shpërndarja e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat