Agron Buxhaku rikthehet në krye të Qendrës për menaxhim me kriza në Maqedoni

Maqedonia

Agron Buxhaku rikthehet në krye të Qendrës për menaxhim me kriza në Maqedoni

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:26
Agron Buxhaku

Pas largimit të drejtoreshës së Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Saliu e cila do të jetë ndihmëse e Avokatit të Popullit, Alsat-M mëson se Qeveria, në postin e tij të vjetër e ka emëruar ish-ambasadorin Agron Buxhaku.

Buxhaku edhe më herët ka drejtuar Qendrën e Krizave, edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti, kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit, ish-zëdhënësi i parë i BDI-së, Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë.

“Secili veprim i BDI-së pavarësisht se cilës gjenerata të veprimit politik i takon, është pjesë e pandashme e kësaj makinerie politike që ka ndryshuar mënyrën e përfaqësimit qytetarë ndër shqiptarë”, thonë nga BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat