Kundërpërgjigjet Zaev, tani ai kërkon 63 deputetë

Maqedonia

Kundërpërgjigjet Zaev, tani ai kërkon 63 deputetë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 08:37
Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, e ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski në mitingun partiak dje ku kërkoi 63 deputetë për të pasur shumicë.

Zaev pas tubimit të OBRM-PDUKM-së në Facebook ka shkruar: ”Ka kërkuar Gruevski nga qytetarët 63 deputetë… Do të ketë 63 deputetë por nga opozita e bashkuar me qytetarët, që asnjëherë më të nënçmohet Maqedonia. Mbaroi koha e autokracisë. Erdhi koha e drejtësisë, lirisë, demokracisë dhe bashkimit. Erdhi koha e jetës në Maqedoni. Maqedonia do ta mund regjimin” ka shkruar Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat