Në Maqedoni seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Maqedonia

Në Maqedoni seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:51
Kuvendi i Maqedonisë

Në seancën e sotme parlamentare në Maqedoni pritet të shpërndahet Kuvendi që më 11 dhjetor të mbahen zgjedhjet e parakohshme zgjedhore

Nismën për shpërndarjen e Kuvendit e dha LSDM, VMRO DPMNE e pranoi me kusht që paraprakisht të miratohet buxheti i vitit 2017.

Në faqen e internetit të Kuvendit, në rend dite në seancën e sotme të 125-të, e caktuar për 12, si pikë e parë është vendosur buxheti i vitit 2017 ndërsa si pikë e dytë janë vendosur dy propozimet për shpërndarjen e Kuvendit të dorëzuara nga deputeti Pavle Trajanov dhe grupi parlamentar i LSDM-së.

Kuvendi duhet të vendos edhe lidhur me ligjet që i kërkonte PSP, për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdimin e mandatit që i propozoi Pavle Trajanov, por ato ende nuk janë vendosur në rend dite në seancën e nesërme.Kuvendi para shpërndarjes duhet të diskutojë edhe për tepricën e votuesve në njësinë e gjashtë zgjedhore ku ka 5,28% votues më shumë se sasia e lejuar. Si zgjidhje propozohet votuesit e Dibrës të zhvendosen në njësinë e pestë zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat