PDSH-ja dorëzon në kuvend propozim për shqyrtimin e njësive zgjedhore në Maqedoni

Maqedonia

PDSH-ja dorëzon në kuvend propozim për shqyrtimin e njësive zgjedhore në Maqedoni

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:52
Ilustrim

Maqedonia është në pritje të zhvillimeve më të reja në kuvendin e saj, ku pritet që të vendoset nëse do të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhjet e 11 dhjetorit, apo të shtyhen zgjedhjet.

Në lidhje me këtë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka dorëzuar në kuvend një propozim për shqyrtimin e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore, që 5% e dallimit votues, të ulet në 1%.

Nëse pranohet ky propozim, do të thotë se hapje e debatit për rishikimin e të gjithë njësive zgjedhore. Megjithatë, kuvendi pritet që të diskutojë për shpërndarjen e tij, por edhe për buxhetin e vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat