Lëvizja Popullore e Maqedonisë: Kushtetuta është e shenjtë dhe duhet të respektohet

Maqedonia

Lëvizja Popullore e Maqedonisë: Kushtetuta është e shenjtë dhe duhet të respektohet

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:55
Ilustrim

Lëvizja Popullore e Maqedonisë në lidhje me njoftimin për lëshimin e kuvendit, paralajmëron deputetët se sipas kushtetutës zgjedhje për deputetë të Kuvendit mbahen 60 ditë nga lëshimi i Kuvendit.

“Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese me vendim të saj në 25 maj 2016 anuloi vendimin për lëshimin e Kuvendit me 18.01.2016, sipas nenit 3 paragrafit 3 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, afati i fundit për zgjedhje të parakohëshme parlamentare 60 ditë nuk mund të shtyhet. Për këtë arsye, çdo shpërbërje e Kuvendit në afat për më pak se 60 ditë shkel Kushtetutën”, thuhet në deklaratën e LPM-së.

LPM-ja paralajmëroi se do të dorëzoj ankesë para Gjykatës Kushtetuese për kushtetuetshmërinë e lëshimit të Kuvendit, 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat