Lëvizja BESA: Në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë do të dëgjohet fuqishëm zëri i BESES

Maqedonia

Lëvizja BESA: Në Parlamentin e ardhshëm të Maqedonisë do të dëgjohet fuqishëm zëri i BESES

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:41
BESA

Shpërbërja e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, megjithëse është lajm i keq për procesin zgjedhor që vijon dhe për vlerat demokratike, është edhe një lajm i mirë, sepse kështu përfundimisht po krijohet mundësia që qytetari, me dorën e tij, ta vulosë këtë pushtet antidemokratik, antishtetëror dhe antishqiptar. Pas shumë vendimeve skandaloze dhe antishqiptare, që i ka marrë ky Parlament, ai edhe sot vazhdoi me avazin e njëjtë, duke miratuar buxhet pa asnjë debat parlamentar, duke mos e zgjidhur problemin e njësisë numër 6, që e shkel Kodin Zgjedhor, si dhe duke mos ia zgjatur mandatin Prokurorisë Speciale Publike, me çka edhe një herë dëshmoi se kjo ka qenë përbërja më e dëmshme parlamentare në historinë e këtij kuvendi.

Megjithatë, në këtë fatkeqësi është edhe një fat: më në fund kjo përbërje parlamentare nuk do të mund të marrë vendime në dëm të qytetarëve dhe të shqiptarëve dhe më në fund qytetarët e Maqedonisë, veçmas shqiptarët, do të kenë mundësi ta ndëshkojnë punën e këtyre deputetëve të papërgjegjshëm.

Prandaj sot u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që t’i rikthejnë edhe një herë fotografitë kur deputetët shqiptarë votonin buxhetet e projektit antishqiptar “Shkupi 2014”, kur e votonin Toni Naunoskin, kur e pengonin Prokurorinë Speciale dhe ashtu e pengonin zbardhjen e rasteve të montuara ndaj shqiptarëve, por do të ishte mirë t’i kujtojnë edhe kur deputetët shqiptarë rriheshin si rrugaçë mes vete, ndërsa bëheshin si pula në prani të Gruevskit. E, duke i pasur parasysh të gjitha këto, më 11 dhjetor ata mund t’i ndëshkojnë ata dhe të ndihmojnë që Kuvendit të Popullit t’i japin deputetë që janë argatë të popullit dhe shërbëtorë të tij.

Derisa në zgjedhjet e kaluara shqiptarët nuk kishin alternativa, sot zgjidhja është e thjeshtë dhe e ka emrin Lëvizja BESA. Vetëm ME BESË shqiptarët mund të pretendojnë që statusi i tyre në Maqedoni të RIDEFINOHET, të pengohet diskriminimi ndaj tyre dhe të rritet mirëqenia e tyre dhe e familjeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat