Ujqit dhe qentë endacak sulmojnë bagëtitë e banorëve të Batincës së Shkupit

Maqedonia

Ujqit dhe qentë endacak sulmojnë bagëtitë e banorëve të Batincës së Shkupit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:42
ilustrim

Ujqërit dhe qentë endacakë të cilët qarkullojnë në fshatin Batincë të Shkupit, kanë filluar t’u shkaktojnë probleme dhe dëme banorëve të këtij fshati. Ibush Memedi, banori këtij fshati thotë se kjo dukuri ka filluar të bëhet tejet shqetësuese. Ai deklaroi se gjatë mbrëmjes së kaluar ujqërit i kanë ngrënë 17 dele nga kopeja e tij, 3 prej të cilave nuk ka mundur t’i gjejë akoma. Sipas tij, dëmin që u kanë shkaktuar ujqërit gjatë mbrëmjes së kaluar është rreth 2500 euro.

“Raste të tilla ndodhin çdoherë. Unë kam pasur 50 pula prej qenve. I sjelin qentë nga qyteti këtu. Ato që i sjellin rrinë në divan edhe thonë për sigurinë e kafshëve. Ato le t’i ruajnë atje në qytet jo në fshat. Sjellin ligje për mbrojtjen e kafshëve ndërsa dëmshpërblimin kush do ta paguan. Në Shkup ka ligj për të ruajtur qenin, ruaje por endacakët mos i sjellni këtu në deponi. Këtu janë bë 500 apo 1000 qen”, thotë banori i Batincws, Ibush Memedi.

Përveç deleve, Memedi thotë se ka pasur raste kur qentë endacak ua kanë ngrënë edhe pulat, dhe kjo dukuri sipas tij ua pamundëson banorëve që të merren me bagëti, pasi mungojnë edhe kushtet elementare. Ai thekson se duhet të ketë ligj për dëmshpërblime në raste të këtilla.

“Pasi shteti ka sjell ligj për mbrojtjen e kafshëve, duhet të sjell ligj edhe për fshatarët që u shkaktojnë dëme për t’u dëmshpërblyer. Kam paraqitur rastin. Ka qenë policia ka bërë ekspertizë, e kam paraqitur edhe në komunë por akoma nuk kanë ardhur”, thekson Memedi.

Memedi u bën thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa ndaj kësaj dhe të zgjidhin këtë problem i cili u shkakton dëme banorëve të Batincës./SHENJA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat