Mbledhja e mollave mbaroi, nuk ka kërkesa

Maqedonia

Mbledhja e mollave mbaroi, nuk ka kërkesa

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Vjelësit e Prespës kanë mbaruar mbledhjen e mollave mirëpo këtë vit nuk ju është përshtatur as koha as shitja, ngricat e pranverës shkatëruan 2700 hektarë dhe prodhimi u përgjismua.

Ngricat e pranverës kanë asgjësuar prodhimin e mollave në Resnjë. Nga 125 000 ton mesatarisht për vjet, këtë vit pritet të mblidhen 50 000 ton.

Që nga fillimi i vjeljes, pemëtarët nuk janë në dijeni se sa do të jetë shitja dhe çmimi.
Pemëtarët kanë shpresë se fati i tyre do të ndryshojë gjatë 10 ditëve të ardhëshme dhe do të ketë kërkesa më të mëdha për molla, sidomos për eksport dhe çmim më të madh për kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat