Ja sa deputetë do të kenë partitë në Maqedoni

Maqedonia

Ja sa deputetë do të kenë partitë në Maqedoni

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:16
Ilustrim

Instituti ”Dimitrija Çupovski” ka nxjerrë anketën e re për sa i përket deputetëve që do të përfaqësojnë partitë politike në përbërjen e re parlamentare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sipas kësaj ankete të Institutit ”Dimitrija Çupovski” OBRM-PDUKM do të ketë 63 deputetë.

LR-PDSH dhe Lëvizja Besa do të jenë në Kuvend ku Ziadin Sela do të përfaqësohet me 1 deputet kurse Bilall Kasami do të ketë dy deputetë.

LSDM do të duhet të ketë 35 deputetë. BDI do të ketë 13 vende të ligjvënësve kurse Menduh Thaçi në Kuvendin e Maqedonisë duhet të përfaqësohet me 6 deputetë.

Kjo anketë është bërë nga Instituti ”Dimitrija Çupovski” që njihet si e afërt me pushtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat