Prodhimet tradicionale të Maqedonisë në Paris

Maqedonia

Prodhimet tradicionale të Maqedonisë në Paris

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 13:17
Ilustrim

Ajvari, speci djegës, makallo, speca të mbushur me djath dhe prodhime tjera konzervative prej pemëve dhe perimeve të prodhuara në Maqedoni janë pjesë e vargut që do të prezantohen në edicionin vjetor në panairin “SIAL” në Paris.

Prodhuesit maqedonas nga Lidhja e Maqedonisë do të marrin pjesë në panair me moton “Shija e Maqedonisë”.
Pjesëmarrjen e prodhuesve të Maqedonisë e organizoi Ministria e Bujqësisë me mbështetje financiare nga Qeveria e Maqedonisë.Në organizimin e panairit janë përfshirë aktivisht edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe agjencia për investime të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat