Shtyhet gjykimi i anëtarëve të së “Majtës”

Maqedonia

Shtyhet gjykimi i anëtarëve të së “Majtës”

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:44
Zdravko Saveski

Shtyhet sërish gjykimi i pjestarëve të partisë së “majtë”. Sipas postimit në facebook të, Zdravko Saveskit, arsyet se pse është shtyrë gjykimi është se prokurorja nuk është paraqitur në seancë, për arsye familjare.

“Kaluan 6 muaj, gjysëm viti, nga arestimi jonë. Në gjithësej 10 seanca, vetëm në dy nuk është punuar. Dhe pas 6 muajve, procesi gjyqësor është në fillim. Sigurisht se nuk mund të vërtetojnë se jemi fajtorë, duan të na dënojnë pa fakte. Por ne dijmë të durojmë, sa të duan le t’i shtyjnë seancat, gjykimi patjetër do të përfundojë”, shkruan mes tjerash Saveski.

Anëtarët e të “majtës”, Zdravko Saveski dhe Vladmir Kunovski janë në burg shtëpiak, ku akuzohen për “pjesëmarrje në turmë që kyren vepra penale”, gjegjësisht për thyrjen e zyrës popullore të Presidentit gjatë protestave të prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat