Sela-Zhbogar: Folëm për sfidat e përbashkëta

Maqedonia

Sela-Zhbogar: Folëm për sfidat e përbashkëta

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:44
Samuel Zhbogar, Ziadin Sela

Kryetari i Lëvizjes për Reforma-PDSH, Ziadin Sela, dhe nënkryetari, Agon Ferati, në Shkup kanë realizuar takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, dhe këshilltarin politik, Tibor Varadi, thuhet në njoftimin e dërguar nga kjo parti.

Ziadin Sela për mediat ka deklaruar: “Patëm një takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili është njohës i mirë i rrethanave të rajonit, folëm për situatën politike, për zgjedhjet në dhjetor, për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, folëm edhe për Platformën dhe idenë që LR-PDSH kërkon të legjitimojë te shqiptarët në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjidh problemin e shqiptarëve, nënkuptohet edhe për shtetin binacional dhe decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit lokal.” tha Sela për gazetarët pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat