KSHZ-ja kërkon 7,5 milionë euro për zgjedhjet

Maqedonia

KSHZ-ja kërkon 7,5 milionë euro për zgjedhjet

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:14
Ilustrim

Agjencioni i lajmeve “Meta” bën të ditur se, Komisioni Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ), kërkon nga Ministria e Financave 7,5 milion euro për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Kjo shumë është e njejta të cilën KSHZ e ka kërkuar gjatë zgjedhjeve të 5 qershorit që u shtynë.

Nga komisioni bëjnë të ditur se sot do të mbahet seancë në të cilën duhet të miratohet afati kohor për aktivitetet gjatë zgjedhjeve.
Në buxhetin e vitit 2016 për Komisionin Shtetëror Zgjedhorë ishin parapa 531,375.000 denarë, dhe për shkak se nuk ishte caktuar datë e saktë për zgjedhjet, me rishikim shuma u ul në 103,875 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat