Naumov: Ankandet e fundit kanë rritur borxhin për 12,7 milion euro të reja

Maqedonia

Naumov: Ankandet e fundit kanë rritur borxhin për 12,7 milion euro të reja

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 17:35
Kire Naumov

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov sot akuzoi se me dy ankandet e fundit është rritur borxhi për 12,7 milionë euro të reja.

Ministri i Financave vetë e demantoi kumtesën e djeshme të Ministrisë së Financave. Ministri i Financave me dy ankandet e fundit e rriti borxhin publik për 12.7 milionë euro të reja. Kiril Minoski gjatë shtatë ditëve të kaluara i futi në borxh qytetarët me nga 1.8 milionë euro në ditë, që është larg afrimit të neto borxhit drejt zeros në bazë javore, siç pohonte”, deklaroi Naumov.

Ky pushtet, shtoi Naumov, prapa vetes do të lërë 5 miliardë euro borxh në barrë të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat