KSHZ miraton Agjendën e Zgjedhjeve 2016, fushata fillon më 21 nëntor

Maqedonia

KSHZ miraton Agjendën e Zgjedhjeve 2016, fushata fillon më 21 nëntor

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 18:26
Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë sot u njoftua zyrtarisht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të këtij viti dhe në mbledhjen e vet sot pasdite miratoi Agjendën e aktiviteteve për kryerjen e veprimeve zgjedhore.

Sipas vendimit të KSHZ-së, partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë më së voni deri më 11 nëntor në mesnatë, ndërsa shorti për renditjen në fletëvotime do të mbahet më 20 nëntor. Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor dhe përfundon më 9 dhjetor në 24:00, njofton Gazeta Express.

Lista zgjedhore do të jetë e qasshme për të interesuarit nga 28 tetori deri më 11 nëntor. Dhjetë ditë më vonë, më 21 nëntor, KSHZ do ta mbyllë listën, ndërsa më 1 dhjetor duhet ta verifikojë. Gjatë periudhës së qasjes të drejtën për t’u lajmëruar e kanë edhe 30.447 votuesit që ishin kontestues gjatë pastrimit të fundit të listës së votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat