Jo të gjithë opozitarët në Maqedoni votuan për PSP-në

Maqedonia

Jo të gjithë opozitarët në Maqedoni votuan për PSP-në

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 08:18
Kuvendi i Maqedonisë

Para shpërndarjes së kuvendit të Maqedonisë, deputetët votuan për propozimet e Pavle Trajanovit, për ligjet që kanë të bëjënë me Prokurorinë Speciale Publike.

Megjithatë, jo të gjithë deputetët e opozitës votuan për këto ligje. Nga lista e votimit, mund të vërehet se disa deputetë të LSDM-së, si mbështetëse mjaft e fuqishme e PSP-së, nuk kanë votuar.

Bëhet fjalë për deputetët Mileva Gjorgieva, Mile Andonov dhe Alen Gerogievnuk kanë votuar, edhe pse janë shënuar si të pranishëm në sallë. Për PSP-në nuk votoi as Enes Ibrahim nga Partia Demorkatike Turke, e as Liljana Popovska nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Edhe disa deputetë shqiptarë nuk e mbështetën PSP-në. Imer Aliu, Talat Xhaferi, nuk votuan, ndërkaq në kuvend nuk ishin as Ali Ahmeti, Artan Grubi, hazbi Lika, Ermira Mehmeti dhe Menduh Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat