Ditë të hapura me Agjencionin për Kadastër dhe Patundshmëri

Maqedonia

Ditë të hapura me Agjencionin për Kadastër dhe Patundshmëri

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:14
Agjencioni për Kadastër dhe Patundshmëri

Lidhja e Odës Ekonomike të Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencionin për Kadastër dhe Patundshmëri në Republikën e Maqedonisë, nesër do të organizojnë “Ditë të hapura me Agjencionin për Kadastër dhe Patundshmëri”.

Ditët e hapura organizohen në kuadër të panairit Tehnoma 2016, ku do të marrin pjesë disa ekipe profesionale nga Agjencioni për Kadastër dhe Patundshmëri.

Në këtë ngjarje kompanitë do të kenë mundësi të konsultohen dhe të vendosin për punë konkrete në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat