Shtohet trysnia ndaj administratës publike në Maqedoni

Maqedonia

Shtohet trysnia ndaj administratës publike në Maqedoni

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:33
Ilustrim

Sindikata e pavarur e kulturës akuzon pushtetin se është duke tentuar që të bëjë trysni ndaj të punësuarve në institucionet, që punojnë në sferën e kulturës.

Viktor Ilievski, kryetar i sindikatës, deklaron për Tv Nova se bëhet fjalë për trysni në disa institucione, në formë të nënshkrimit të kontratave të reja dhe vendimeve për të punësuarit, të cilat do të jenë në pajtim me ndryshimet e reja në Ligjit për kulturën, ndryshime që janë sjellë pa pajtimin e 800 anëtarëve të sindikatit të pavarur.

Prandaj, Sindikata e pavarur apelon te të gjithë të punësuarit që t’i refuzojnë këto kontrata, kurse kërkon nga Ministria e kulturës që të ndërpritet ky proces, në këtë periudhë parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat