Zv.kryeministri Poposki, në vizitë pune në Berlin

Maqedonia

Zv.kryeministri Poposki, në vizitë pune në Berlin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:39
Nikolla Poposki

Zv.kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, sot dhe nesër do të mbajë takim pune me përfaqësues të qeverisë federale gjermane.

Me ftesë të shefit të diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Poposki në Berlin do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Pritet që gjatë takimit të sotshëm zv.kryeministri, Poposki, të ketë kontakte intenzive me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit politik dhe ekonimik mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat