LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja bashkë në zgjedhje

Maqedonia

LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja bashkë në zgjedhje

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:26
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Uniteti, LR PDSH dhe RDK-ja e Vesel Memedit nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Partitë u dakorduan për platformë dhe lista të përbashkëta të kandidatëve për deputet. Në pikat e marrëveshjes theksohet edhe domosdoshmëria që njëri nga postet kryesore t’i takojë shqiptarëve, kryetari Kuvendit, kryeministri ose Presidenti. Kreu i LR PDSH-së Ziadin Sela tha koalicioni do të këmbëngul në kërkesa dhe jo në oferta.

“Ky koalicion nuk do të hyjë në qeverisje, nëse fiton mandat, vetëm sa për të qenë në Qeveri pa u plotësuar kushtet të cilat i kemi vendosur në platformë. Për ne është shumë me rëndësi të përkufizojmë se çfarë duam ne dhe nuk na intereson aspak se çfarë do të na japin të tjerët ose do të na marrin”, tha Ziadin Sela, Kryetar i LR PDSH-së.

Kreu i Unitetit, Ostreni tha se koalicioni do të jetë i hapur edhe për parti dhe organizata tjera, me përjashtim të atyre që deri tani ishin të përfaqësuara në Parlament.

“Listat tona dhe të gjithë ata që do të na bashkëngjiten, qoftë edhe OJQ, do të jenë të normalisht të përbashkëta. Funksioni i listave dhe deputetëve, është shumë më efektiv si parazgjedhorë se sa pas zgjedhor. Koalicionet pas zgjedhjeve janë më tepër koalicione tenderësh”, u shpreh Gëzim Ostreni, Kryetar i partisë “Uniteti”.

Koalicioni i sotëm pasoi pas dështimit për të formuar një koalicion të përbashkët me të gjitha partitë jashtëparlamentare shqiptare. Ditë më parë,një koalicion i tillë u formua mes Lëvizjes BESA dhe RDK-së së Fadil Zendelit.

Partitë opozitare bëhen bashkë, nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje

Liderët e LR PDSH, UNITETI dhe RDK në mënyrë shumë parimore sapo nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila tani me u shpërnda edhe gazetarëve. Ziadin Sela, Gëzim Ostreni dhe Vesel Mehmedi, pas nënshkrimit të marrëveshjes e shtrënguan dorën njëri-tjetrit. Një gjest që mezi pritej nga të gjithë shqiptarët.

Kjo ngjarje është një hap i vogël, por një moment shumë simbolik që ngjalli shpresë dhe emocion tek i gjithë opinioni publik shqiptarë në Maqedoni.

Tre liderët shqiptar në një tryezë, pritet nënshkrimi i marrëveshjes

Sot edhe zyrtarisht do të nënëshkruhet marrëveshja tre palëshe në mes tre subjekteve politike shqiptare, edhe atënë mes të LR-PDSH, UNITETI-it dhe RDK-së.

Nga momenti në moment pritet edhe nënshkrimi zyrtar për bashkim i tre liderëve, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat