Sheqerinska: Me ne, çdo institucion do të punojë në dy ndërrime

Maqedonia

Sheqerinska: Me ne, çdo institucion do të punojë në dy ndërrime

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:53
Radmilla Sheqerinska

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, sot para mediave ka folur në lidhje me institucionet shtetërore, gjegjësisht për lehtësimet në administratën shtetërore.

‘Qytetarët ankohen se me  vështirësi i  përfundojnë obligimet e veta në  institucionet  shtetërore, se qasja tek informacionet është shumë e vështirësuar, se ka shumë pak sportela, se duhet të dalësh nga puna për të përfunduar  obligimet, dhe se shpenzimet vazhdimisht janë në rritje.

Prandaj kemi  plan për të ndryshuar atë, ne planifikojmë çdo institucion në të cilën qytetarët ushtrojnë të drejtat  e tyre  të punojnë  në dy ndërrime dhe të ofrojë  shërbime për qytetarët deri në orën 20  çdo ditë pune.

Ne planifikojmë të gjithë dokumentacion të panevojshëm shtesë, që do të thotë shpenzim të madh të qytetarëve, shumë kohë të humbur,  të anulohet dhe të mos jetë pjesë e këtyre procedurave.

Ne kemi një plan për çdo procedurë, e cila është kryer në administratën shtetërore brenda 6 muajsh të publikohen të gjitha dokumentet të nevojshme, të shpallet se sa do të zgjasë dhe sa bën kosto e fundit.

Ne besojmë se me këtë  plan do të shfrytëzohen  edhe më shumë të gjitha burimet dhe të gjithë kapacitetin e njerëzve të administratës shtetërore, çdo nëpunës do të jetë në gjendje në mënyrë të ndershme për të fituar  pagën e tij që e  merr nga qytetarët e Maqedonisë’, tha Sheqerinska. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat