Kekenovski: Janë të mirëseardhur të gjithë ato që heqin dorë nga Gruevski

Maqedonia

Kekenovski: Janë të mirëseardhur të gjithë ato që heqin dorë nga Gruevski

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:48
Jove Kekenovski

FRODEM është e hapur për të gjithë ato që planifikojnë që të heqin dorë nga VMRO-DPMNE-ja dhe të cilët i përkrahin vlerat dhe parimet që i proklamon lëvizja jonë, theksoi profesori Jove Kekenovski, pas informacioneve se tre deputet nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të pakënaqësive këtyre ditëve do ta bëjnë publike ikjen nga Gruevski dhe se do të kalojnë në parti dhe lëvizje politike nga blloku i djathtë.

“FRODEM e ka derën e hapur për ato që i respekton dhe i përmbahen parimeve tona, me përjashtim të atyre që janë të përfshirë në vepra kriminale. FRODEM nuk do të jetë gomë shpëtimi” kategorik është Kekenovski. Akullin dje e theu deputeti i diasporës, Vasko Naumovski, i cili dërgoi një letër për opinion me një porosi “Qeveria e tërësishme, në tërësi korrupton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat