AUV reagon ndaj deklaratës së Nikollovskit: Zëvendësministri mbjell frikë te konsumatorët!

Maqedonia

AUV reagon ndaj deklaratës së Nikollovskit: Zëvendësministri mbjell frikë te konsumatorët!

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:23
Ilustrim

Pijet që përmbajnë kafeinë nga cilido burim në një sasi më të madhe se 150 miligram për litër, është e përcaktuar vetëm shenjën ,’përmbajtje e lartë e kafeinës’, gjegjësisht, përcaktimi i tillë edhe atëherë ishte vendosur në produktet e eksportuara në tregjet në Bashkimin Evropian, thuhet në reagimin e AUV-it duke i’u referuar akuzave të zëvendës ministrit Lupço Nikollovski, se në vend ka hyrë një pije alkoolike me kafeinë jo të lejuar të shkallës.

“Rregullat janë të qarta, vlejnë dhe zbatohen njëlloj për të gjithë, dhe në këtë rast ata janë të veçanta edhe nga ana e së vërtetës. Sipas Rregullores për etiketimin e ushqimit (Gazeta Zyrtare nr 118 prej vitit 2005), e cila është në përputhje të plotë me rregullat evropiane për etiketimin e ushqimit, e cila ishte në fuqi në kohën kur është importuar pija, të cilat vetëm për Nikollovskin është e pasigurtë. Në të, neni 19 përcakton qartë se pijet që përmbajnë kafeinë nga cilido burim në një sasi më të madhe se 150 miligram për litër, është e nevojshme të përcaktohet gjegjësisht, përcaktimi i tillë edhe atëherë ishte vendosur në produktet e eksportuara në tregjet e Bashkimit Evropian.

Nga ky institucion përgjegjës thuhet se Nikollovski udhëhiqet nga politikat dhe pika të vogla politike.

‘Jo vetëm paaftësi, por edhe me paaftësinë elementare lexohen rregullat për sigurinë e ushqimit, Nikollovski edhe këtë herë përhap panikë, për të ulur besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe mbjell frikë për shëndetin e konsumatorëve’, thuhet në reagimin e Agjencisë për ushqim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat