Ministrja Kançevska nuk i’a ka dhënë dokumentet PSP-së, u ka bërtitur me zë të lartë!

Maqedonia

Ministrja Kançevska nuk i’a ka dhënë dokumentet PSP-së, u ka bërtitur me zë të lartë!

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:26
Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska

Prokurorët nga Prokuroria Speciale me urdhër gjyqësor të hënën janë futur në Ministrinë e kulturës.

Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska ka qenë shumë e hidhëruar dhe ka bërtitur me zë të lartë kur i ka parë prokurorët, thonë nga burime jozyrtare nga Ministria për SKM.

Sipas tyre, pasi që i;u është sqaruar se duhet patjetër që të jepen dokumentet që i ka kërkuar PSP-ja, ajo ka vendosur kushte që fillimisht të kopjohen. Pastaj, të punësuarit në Ministrinë e kulturës dy ditë i kanë fotokopjuar dokumentet dhe i kanë verifikuar në noter.

Nga PSP është vërtetuar se është duke u udhëhequr një hetim për një rast që lidhet me ministrinë e kulturës.

“Në këtë fazë hetimore mund të vërtetojmë se me urdhër gjyqësor kemi hyrë në ministrinë e kulturës që të sigurojmë dëshmi për rastet që i kemi hapur”.

PSP nuk zbuloi saktësisht se çka është duke hetuar në këtë ministri. Ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska më 29 gusht u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale Publike. As edhe ajo, e as PSP nuk treguan se në cilin rol dhe për cilin rast është thirrur Kançeska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat