Dimitriev-Heemskerk: Banka Botërore me vlerësime pozitive për politikat qeveritare

Maqedonia

Dimitriev-Heemskerk: Banka Botërore me vlerësime pozitive për politikat qeveritare

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:12
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjejdhjeve Emil Dimitriev sot u takua me Frank Heemskerk, drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore. Në takim, bashkëbiseduesit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kanë shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet pozitive midis të dyja palëve të cilat rezultojnë me realizimin e numrit të madh të masave, projekteve dhe reformave qëllimi i të cilëve është rritja ekonomike dhe zhvillimi i Maqedonisë dhe kënaqja e nevojave reale dhe interesave të qytetarëve.

“Kryetari i Qeverisë shprehu falënderim për mbështtejen e plotë të cilën Banka Botëroire i’a jep vendit tonë në zbatimin e reformave dhe projekteve, si dhe falënderim deri te drejtori Heemskerk për angazhimin e tij personal në këtë proces. Dimitriev potencoi se projektet të cilat janë realizuar, kontribuojnë së bashku për rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e papunësisë, sigurojnë kushte për investime më të mëdha të huaja në vend dhe zhvillim të arsimit, zhvillimi teknologjik, inovacione dhe sfera të tjera shoqërore”, thuhet në kumtesë.

Kryeministri Dimitriev dhe drejtori Heemskerk, shprehën gatishmëri për angazhimin e fuqishëm për vazhdimin dhe përparimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat