Dimovski: Edhe mbështetësit e LSDM-së janë të vetëdijshëm se PSP punon për partinë e tyre!

Maqedonia

Dimovski: Edhe mbështetësit e LSDM-së janë të vetëdijshëm se PSP punon për partinë e tyre!

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:12
Ilija Dimovska

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovska mbrëmë i ftuar në studion e hapir të Tv Nova ka folur për PSP, duke akuzuar se është organizatë klasike partiake e LSDM-së, nga aspekti i njëanshmërisë, joprofesionalizmit, punësimit të kuadrove lidhur me LSDM-në dhe zbatimin e hetimeve siç kërkon LSDM.

‘Dy ditë pas konferencës për shtyp të Petre Shilegovit, portalet opozitare publikuan se po hetohet një objekt. Më tej pritëm se PSP do të fillojë procedurë hetimore dhe ajo rastësisht ndodhi para 23 tetorit, Dita e OBRM-PDUKM. Asgjë nga kjo nuk është rastësisht. Kjo është shfrytëzim klasik i PSP në MP, gjegjësisht fushatë negative drejt kundërshtarit politik. Ajo është programë e LSDM-së’, ka thënë Dimovski.

Dimovski më tej ka shtuar se pjesë më e madhe e mbështetësve të LSDM-së, janë të vetëdijshëm se PSP punon për LSDM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat