Forum biznesi i Maqedonisë dhe Hungarisë

Maqedonia

Forum biznesi i Maqedonisë dhe Hungarisë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 10:55
Ilustrim

Një forum biznesi i Maqedonisë dhe Hungarisë do të mbahet sot në Panairin e Shkupit në kuadër të panairit "Tehnoma 2016", në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Në forumin e biznesit fjalime do të kenë Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Laslo Duks, ambasador i Hungarisë në Maqedoni. Para të pranishmëve do të flasin edhe Ervin Szel, këshilltar ekonomik në Ambasadën e Hungarisë në Maqedoni, Maja Kostova nga Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të RM-së dhe Robert Dobo, menaxher projektues për Maqedoninë në kuadër të odës tregtare nacionale hungareze.

Qëllimi i Forumit të biznesit të Maqedonisë dhe Hungarisë është përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, realizimi i kontakteve të drejtpërdrejta me kompanitë nga Hungaria në drejtim të krijimit të mundësive për vendosjen e bashkëpunimit afarist konkret dhe rritjen e shitjes së produkteve dhe shërbimeve vendore, njoftojnë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Në Forumin e biznesit do të marrin pjesë kompani hungareze të sektorëve për produkte për industrinë e verës, prodhimin dhe shitjen e profileve të aluminit, prodhimin e zinxhirëve, shtojcave për zinxhirë, enëve plastike, prodhimin e sistemit - Blloku termal për ndërtimin e shtëpive të kategorisë A+ nevoja të ulëta energjetike apo shtëpive pasive, kompanive të industrisë kimike dhe të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat