Andonov: Janeva e vendos në pikëpyetje sigurinë e shtetit

Maqedonia

Andonov: Janeva e vendos në pikëpyetje sigurinë e shtetit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:25
Andonov

Zv.ministri i punëve të brendshme ,Oliver Andonov, ka akuzuar Katica Janevën se është e papërgaditur dhe joprofesionale dhe se ka bërë gabim me kërkesën e të dhënave nga viti 2008 deri 2015, duke vendosur në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

“Siguria kombëtare është kërcënuar për shkak se Janeva ka kërkuar të gjitha të dhënat nga periudha 2008 deri 31 dhjetor 2015. Duke pasur parasysh se disa lëndë hetimore ende vazhdojnë, nuk mund të bëjmë përcaktimin e të dhënave të cilat do ta ndihmojnë prokurorinë speciale. Janeva insistoi që t’i merr të dhënat, ndërsa kjo mund të çojë deri tek rrezikimi i jetës së punëtorëve operativ, të cilët akoma punëjnë në terren”, deklaroi Andonov.

Këto reagime Andonov, i bëri pas deklaratës së prokurores speciale Katica Janeva mbrëmë në orën 1 të natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat