Fatimja sot do t’i dridhe dy zyrtarë të lartë maqedonas

Maqedonia

Fatimja sot do t’i dridhe dy zyrtarë të lartë maqedonas

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:14
Fatimja

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë sot do të prezantojë dy hetime të reja, në të cilat, siç u raportua më parë, të dyshuar kryesorë janë një zyrtar i lartë aktual dhe një ish-zyrtar i lartë.

Sipas televizionit Alsat, në njërën lëndë është përfshirë ish-udhëheqësi i lartë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, kurse në lëndën tjetër bëhet fjalë për një zyrtar aktual në Ministrinë e Kulturës. Nga Prokuroria Speciale deri tani nuk pranuan të japin koment zyrtar.

Dy hetimet që PSP do i prezantojë sot kanë të bëjnë me muzeun e VMRO-së, pjesë e projketit Shkupi 2014, dhe “Qytetin e Diellit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat