Në Strugë do të ndërtohet ura e drurit

Maqedonia

Në Strugë do të ndërtohet ura e drurit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 14:07
Ilustrim

Në një konferencë për shtyp sot kryetari i Strugës, Ziadin Sela, njoftoi se do të ndërtohet ura e drurit mbi lumin Drini i Zi, në qendër të Strugës.

“Ura do të jetë sikur ajo që ishte rënuar, për arsye sigurie para pesë viteve. Anët e jashtme do të jenë nga metali, të njejta sikur Ura e Poezisë dhe Çarshisë. Punimet në terren do të fillojnë javën e ardhëshme”, deklaroi Sela.

Donatori Mendi Qura, deklaroi se ura do të përfundojë deri në fund të nëntorit, për të cilën do të investohen rreth 150 000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat