PSP hap hetime për “Soncev Grad” dhe tenderët e Ministrisë së kulturës

Maqedonia

PSP hap hetime për “Soncev Grad” dhe tenderët e Ministrisë së kulturës

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 14:48
Fatime Fetai

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka zbuluar dy hetime të reja nën emrat e koduar “Toplik” dhe “Tenderët”.

Hetimi për lëndën “Toplik” ka të bëjë me ndërtimin e qytetit Soncev Grad, për të cilën për shkak të mungesave që janë paraqitur gjatë lidhjes së kontratës për ndërtimin e tij, buxheti është dëmtuar për rreth 1 milionë euro.

Për këtë rast, sipas PSP-së ekziston dyshim i bazuar se person udhëheqës në Ministrin e transportit dhe anëtar i Komisionit për ankand publik nga e njëjta ministri ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“I dyshuari i parë në këtë rast është person udhëheqës nga Ministria e transportit, i cili së bashku me pesë anëtarë të Komisionit për ankand publik kanë dëmtuar buxhetin për 1.044.000 euro. Ekziston dyshim i bazuar se edhe pse komisioni fillestar që ka qenë në Ministri ka dhënë mendim se ekzistojnë mungesa për lidhjen e kontratës për shitjen e tokës shtetërore Soncev Grad, megjithatë është formuar komisioni tjetër. I njëjti ka shpallur konkurs për ankand publik për tjetërsimin e tokës ndërtimore në gazetat ditore, pas çka është lidhur kontratë me kompaninë “San Siti”. Pasi kjo kompani ka vërejtur se nuk ka kushte për ndërtimin e Soncev Grad, “San Siti” ka shkëputur kontratën me Ministrinë dhe ka kërkuar t’u paguat kamatë prej rreth 1 milionë euro, me çka drejtpërdrejtë është dëmtuar buxheti”, njofton prokurorja Fatime Fetai.

Lënda e dytë “Tenderë” ka të bëjë me lidhjen e kontratave mes Ministrisë së kulturës dhe kompanisë “Beton” nga Shtipi për kryerjen e punimeve ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi,  Muzeu i organizatës të brendshme maqedonase revolucionare dhe Muzeun e viktimave të regjimit komunist.

Punimet ndërtimore ndaj këtij objekti janë kryer pa u zbatuar furnizimi publik gjegjësisht dëshmitari, atëherë drejtori i “Beton” gojarisht është njoftuar nga personi udhëheqës nga Ministria e kulturës, që ka qenë anëtar në Komisionin për furnizime publike, se mund të vazhdohet me realizimin e punimeve ndërtimore dhe të mos priten 20 ditë që të zbatohet furnizimi publik.

“Beton Shtip” pa procedurë të zbatuar gjegjësisht pa furnizim publik, i ka realizuar punimet ndërtimore dhe kur është shpallur konkursi për furnizim publik, formalisht ka marrë pjesë në procedurë. Nga Ministria e kulturës deri tek “Beton” përfshirë 31 dhjetorin 2013, janë paguar 54.501.336 denarë” tha Fetai.

Pakon e aksioneve drejtuese në kompaninë ndërtimore “Beton” e kanë tre kompani, Shoqata e ndërtimtarisë “TIM”, podrumi i verës në Shtip “Ezimit” dhe “Orka Holding”.

Podrumi i verës në Shtip posedon 15,8%, “Orka Holding” 15% ndërsa më shumë apo 20,4% posedon shoqata e ndërtimtarisë “TIM” që lidhet me pronarin e “Lozar Pelisterka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat