PSP-ja kontrollon Kundërzbulimin e Maqedonisë nëse e keqpërdor sistemin e përgjimit

Maqedonia

PSP-ja kontrollon Kundërzbulimin e Maqedonisë nëse e keqpërdor sistemin e përgjimit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 17:20
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Prokuroria Speciale Publike (PSP) është futur në zyrat e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), për të kryer hetime rreth aparaturave të përgjimit.

Sipas të dhënave të prokurores speciale, Lençe Ristoska, PSP-ja është duke kontrolluar nëse ka keqpërdorim të sistemit të ri të përgjimit, që është futur zyrtarisht në përdorim në vitin 2015.

Përndryshe, PSP-ja ka siguruar dy urdhëra gjyqësorë për t’u futur në DSK, për Masa të posaçme kontrolli dhe listat për evidencë, si dhe për kontroll të sistemit kompjuterik dhe të dhënave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat