Spasovski: Si mundet t’i bëj puç vetes time!?

Maqedonia

Spasovski: Si mundet t’i bëj puç vetes time!?

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:00
Oliver Spasovski

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski deklaron se ligji duhet të respektohet, si edhe urdhërat gjyqësorë, ndërkaq PSP-së dhet t’i mundësohet ta kryej punën e saj.

Sipas tij, prokurorët e PSP-së kanë kërkuar takim me drejtorin e DSK-së, por një gjë e tillë nuk është realizuar. Më pastaj prokurorët janë pritur nga vetë Spasovski.

Në tentimin e dytë, PSP-ja është takuar me udhëheqësinë e DSK-së dhe është sqaruar rreth vizitës së tyre në këtë Drejtori.

Spasovski është i habitur me deklaratën e zëvendësit të tij, Oliver Andonovski, për gjoja mundësinë e puçit brenda në MPB, nga ana e PSP-së dhe Spasovski, duke u habitur se si mund t’i bëjë puç vetes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat