Vazhdon Samiti – Platforma për transferimin e dijes në sferën e afarizmit, lidershipit dhe inovacionit në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon Samiti – Platforma për transferimin e dijes në sferën e afarizmit, lidershipit dhe inovacionit në Maqedoni

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 08:11
Ilustrim

Vazhdon sot dita e dytë e Samitit – Platforma për transferimin e dijes në sferën e afarizmit, lidershipit dhe inovacionit, nën organizimin e Maqedonia 2025. Tema e sotme e samitit është ”Integrimi rajonal dhe ekonomik evropian”.

Në ditën e parë të samitit u fol për mundësitë për zhvillim të teknologjive të reja dhe për zhvillimt të burimeve të reja energjetike. Në këto burime energjetike të rinovueshme përfshihen hidoripotenciali, dielli dhe era, ndërkaq konsiderohet se Maqedonia ka mjaftueshëm mundësi për shfrytëzimin e diellit, pyjeve, por edhe deponive për përfitimin e biomasës, që mund të transferohen në lëndë djegëse bio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat