Garret – Kocijançiç: Të mos pengohet puna e PSP-së

Maqedonia

Garret – Kocijançiç: Të mos pengohet puna e PSP-së

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:41
Ilustrim

Në lidhje me pengesat që i bëhen Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka reaguar edhe ambasadori britanik, Charles Garrett dhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

Kocijançiç deklaron për agjencinë e lajmeve META se Bashkimi Evropian i inkurajon të gjithë institucionet në vend që të veprojnë në kuadër të obligimeve të Marrëveshjes së Përzhinos dhe ta mbështetin PSP-në.

Ndërkaq, ambasadori Garrett thotë se askush nuk duhet t’ua pengojë rrugën hetimeve të PSP-së. Në të kundërtën, nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme të krizës. Ai rikujton se PSP-ja është themeluar në pajtueshmëri të katër partive politike më të mëdhaja në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat