Në Shtip gjykohet Mustafa Shefait, vrasës i dikurshëm i trefishtë

Maqedonia

Në Shtip gjykohet Mustafa Shefait, vrasës i dikurshëm i trefishtë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:17
Ilustrim

Në Gjykatën themelore të Shtipit ka filluar gjykimi i 35 vjeçarit, Mustafa Shefait, i cili në fshatin Ebepli, ka tentuar që ta vret vëllain e tij.

Ai njihet si vrasësi i trefishtë, pasi që para 16 vitesh ka vrarë tre persona dhe plagosur dy të tjerë.

Shefait gjykohet për veprën penale të tentimvrasjes. Me pushkë automatike, tentoi ta vrasë Qemalin, vëllain e tij. Më pastaj, Mustafa u fsheh në male, për t’i ikur policisë.

Në vitin 2000 u dënua me 15 vite burg. Tani është kthyer në fshatin e tij, ndërkaq familja është shpërngulur nga aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat