Thaçi: Nëse vidhen votat, zgjedhjet e 11 dhjetorit të pavlefshme

Maqedonia

Thaçi: Nëse vidhen votat, zgjedhjet e 11 dhjetorit të pavlefshme

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 12:48
Takimi Thaçi - Timonie

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në takimin me ambasadorin e ri francez në Shkup, Kristian Timonie vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se në qoftë se përsëriten parregullsitë e zgjedhjeve të kaluara siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, atëherë këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme për Partinë Demokratike Shqiptare.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike.”, theksuan Thaçi dhe Timonie.

Kreu i PDSH ka njoftuar ambasadorin francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për ofertën e PDSH-së që do të zgjidhnin problemet e brendshme dhe do të përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat