Maqedoni, ndërpritet punësimi i administratorëve të rinj

Maqedonia

Maqedoni, ndërpritet punësimi i administratorëve të rinj

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:54
Ilustrim

Agjencia për administratë i ndërpreu procedurat për punësimin e nëpunësve të rinj administrativ. Vendimi është rezultat i nënshkrimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan Alsat-M, transmeton Portalb.mk.

“Për procedura të filluara për selektim të kandidatëve për punësim të nëpunësve administrativ, Agjencia për administratë do të sjellë vendim për ndërprerje varësisht fazës në të cilat gjenden dhe të njëjtat do të dorëzohen tek institucionet e duhura të sektorit publik” thanë nga Agjencia për administratë.

Nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë thanë se në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor të gjitha institucionet e sektorit publik janë të obliguara që ti ndërprejnë procedurat e filluara për punësimin e personave të rinj ose procedurat për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike.

Menjëherë pas nënshkrimit të zgjedhjeve, kishte numër të madh të shpalljeve për punë në administratën shtetërore dhe publike, por edhe në kompani aksionare me kapital shtetëror. Sipas sekretarit shtetëror nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, Jahi Jahiu, shpalljet ishin për përmbushje të vendeve të zbrazëta të punës dhe qysh në periudhën parazgjedhore do të respektohet mendimi i Komisionit Anti-korrupsion për ndërprerjen e shpalljeve, transmeton Portalb.mk.

“Është e rëndësishme se institucionet, këta shpallje me të vërtetë i nënshkruajtën në bazë të asaj çfarë ishte e nevojshme për të funksionuar si institucione dhe është e vërtetë se të gjithë njerëzit që janë pranuar në vendet e punës janë në bazë të meritës” tha Jahiu.

Sipas të dhënave nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, duke përfunduar më 7 të këtij muaji nëpërmjet Agjencisë për administratë ishin publikuar 39 shpallje. Por, në këtë numër nuk hyjnë shpalljet për punësim të shoqërive aksionare dhe kompanive me kapital shtetëror, siç janë për shembull kompanitë shtetërore të energjetikës ELEM dhe MEPSO, SHA Hekurudhat e Maqedonisë, Aeroportet e Maqedonisë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat