Maqedoni, parandalohet përpjekje për kontrabandimin e 11 emigrantëve

Maqedonia

Maqedoni, parandalohet përpjekje për kontrabandimin e 11 emigrantëve

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:55
Ilustrim

Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) të përbërjes së batalionit të Policisë Ushtarake (BPU) në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të digës Palurci në drejtim të Bogdancit në rajonin kufitar të territorit të Republikës së Maqedonisë, parandaluan përpjekje për kontrabandimin e emigrantëve në automjete motorike të cilat janë drejtuar nga shtetas të Maqedonisë.

ARM kumtoi se në aksion është parandaluar kalimi ilegal i 11 shtetasve të huaj prej të cilëve gjashtë janë fëmijë.

Në pajtim me kompetencat, automjetet me drejtuesit dhe kalimtarët ilegal janë siguruar dhe u janë dorëzuar organeve kompetente të MPB-së për procedurë të mëtejme.

“Pjesëtarët e ARM-së mbi një vit, me kryerjen e detyrave siç janë: vëzhgimi, patrullimi dhe kontrolli në rajonin e përgjegjësisë, parandaluan dhjetëra, ndërsa në ditë të caktuara edhe qindra përpjekje për kalime ilegale të kufirit shtetëror, kështu që sot numri i përgjithshëm është mbi dhjetë mijë.

Masat të cilat ARM i zbaton në pajtim me detyrat e ndara të vendimit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandant Suprem të Forcave të armatosura, në mbështetje të MPB-sëë dhe policisë kufitare, përmes sigurimit të përforcuar dhe të pandërprerë të kufirit jugor dhe verior japin efekt pozitiv dhe kontribut përkatës në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të shtetit tonë.

ARM është gatshme t’i përgjigjet çfarëdolloji të prishjes së sigurisë së integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe përpjekjet për hyrjen e dhunshme në territorin e shtetit tonë, që është e pranishme nga fillimi i krizës së emigrantëve, theksohet në kumtesës së ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat