Janeva dhe ekipi i saj largohet nga DSK

Maqedonia

Janeva dhe ekipi i saj largohet nga DSK

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 23:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Prokurorja Speciale dhe ekipi i saj është larguar nga Ministria e Brendshme, pas garancive nga ministri Oliver Spasovski se gjithçka do të jetë nën mbikqyrje dhe se asnjë pajisje dhe dokument nuk do të largohen nga DSK.

“Nga ministri kërkuam që të kujdeset për sigurinë e të punësuarve në Prokurorinë Speciale. Ai na premtoi se do të ketë përkujdesje. Kemi marrë premtime se sonte nga DSK nuk do të nxirret asnjë pajisje apo dokument. Ne prej nesër vazhdojmë me zbatimin e urdhërit gjyqësor për të marrë dokumentet e kërkuara në DSK”, theksoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska.

Janeva arrin në stacionin policor, tensione me policinë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë sapo ka arrestuar hetuesin e Prokurorisë Speciale Publike.

Deri tani nuk dihen më shumë informacione. Hetuesi tani gjendet në stacionin policor Beko, në qendër të Shkupit.

Në këtë stacion ka arritur Katica Janeva, Lençe Ristoska, Fatime Fetai dhe shumë prokurorë tjerë për të gjetur hetuesin e arrestuar nga MPB-së.

Më herët Katica Janeva informoi se e kanë larguar hetuesi e kësaj prokurorie nga objekti i DSK-së dhe ajo ka shkuar në MPB të shohë se për çfarë arsye e kanë larguar nga objekti.

Para gazetarëve ajo tha se do të padis disa persona, në mes të cilëve edhe: zëvendësministri Oliver Andonov, drejtori i Birosë për Siguri Publike Mitko Çavkov dhe drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat