Lëvizja Besa “bllokon” fshatin e Nuhiut – zv/ministrit të MPB dhe Aliut të PDSH-së

Maqedonia

Lëvizja Besa “bllokon” fshatin e Nuhiut – zv/ministrit të MPB dhe Aliut të PDSH-së

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 00:14
Besa

Lëvizja BESA sonte ka zbarkuar në fshatin Sllatinë të Komunës së Tearcës për të shpalosur platformën Ridefinimi. Salla e sportit ishte e vogël për t’i nxënë banorët e fshatit që pritnin me entuziazëm për të dëgjuar ofertën politike të Lëvizjes BESA.
Të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua edhe Binas Pajaziti, përfaqësuesi i RDK-së me të cilin subjekt politik Lëvizja Besa tash më ka koalicion parazgjedhorë.

Fjalë rasti para të pranishmëve mbajtën kryetari i nëndegës së fshatit Sllatinë, Daut Memishi, Kryetari i degës Amir Elezi, anëtarët e kryesisë, Zeqirja Ibrahimi dhe Adnan Azizi si dhe vet Kryetari i Lëvizjes Besa, Dr. Bilall Kasami.
Përndryshe nga fshati Sllatinë janë edhe Agim Nuhiu zëvendësministri i punëve të brendëshme nga radhët e BDI-së si dhe Imer Aliut deputet i PDSH-së, shkruajnë portalet e ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat