Truproja e Zaevit pasi u pezullua nga puna tani kërcënon mediat

Maqedonia

Truproja e Zaevit pasi u pezullua nga puna tani kërcënon mediat

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:45
Truproja

Truproja personale e Zoran Zaev më herët u suspendua nga puna si shkak i hetimeve që MPB kishte hapur kundër tij për një incident që ai e kishte shkaktuar në një kafene në Strumicë por ai tani ka filluar që të ju kërcënohet mediumeve me padi për shpifje.

Bëhet fjalë për truprojën me iniciale A.K i cili shkaktoj rrahje masive në një diskotekë të Strumicës.

Ai ju ka dërguar padi personale disa mediumeve për, siç thotë ai, shpifje që ai i ka bërë për ta.

Nga LSDM thonë se e kanë pezulluar nga puna, edhe pse ai ka dalë në diskotekë privatisht e jo gjatë orarit të punës. Truproja e Zaev do të jetë i pezulluar deri sa MPB të sqarojë incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat