Peshevski: Qytetarët do ta zgjedhin projektet e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Peshevski: Qytetarët do ta zgjedhin projektet e OBRM-PDUKM-së

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 13:18
Vladimir Peshevski

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, mbrëmë në një tubim partiak ka thënë se qytetarët dhe votuesit më 11 dhjetor do të votojnë për OBRM-PDUKM-së dhe projektet kapitale që kjo parti i ka realizuar.

”Qytetarët duan projekte dhe programe jo fjalë dhe shpifje. Duan projekte që krijuar 160.000 vende pune me të cilat kemi ulur papunësinë në 24%. Ne kemi hapur shkolla, çerdhe, spitale dhe kemi rinovuar të gjitha objektet ekzistuese.” tha Peshevski para qytetarëve.

Ai gjithashtu shtoi se partia e tij do të vazhdojë të zhvillojë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat